LAOSIAN m.

  • Banor vendës i Laosit ose ai që e ka prejardhjen nga Laosi.

LAOSIAN mb.

  • Që lidhet me Laosin ose me laosianët, që është karakteristik për Laosin ose për laosianët, i Laosit ose i laosianëve; që është krijuar nga laosianët. Populli laosian. Kufiri laosian. Shtetas laosian. Gjuha laosiane. Këngë laosiane.