lara
LARA f. vet.
- 1. Ujërat e fëlliqura që derdhim kur lajmë enët, rrobat etj.; të shpëlarat. Të larat e enëve. Të larat e rrobave (e leshit). Derdh të larat.
- 2. krahin. Ndërresat e brendshme të trupit, të linjtat. Të lara të bardha. Veshi të larat.
- 3. krahin. Të përmuajshmet e grave, gjakrat, zakonet. I erdhën të larat. Është me të lara.
- 4. fig. Gjellë e keqe me shumë lëng dhe e pashijshme; ushqim i qullët për kafshë, që bëhet me krunde e me ujë të ngrohtë. U japin lopëve të lara.
- Ia di të larat e të palarat ia di gjërat e mira e të këqija, ia di të gjitha.