LARMË mb.

  • 1. Që është me lara të ndryshme, lara-lara. Lëkurë e larme. Me pendë të larme. Viç (ka, qen) i larmë. Lopë (dhi, dele) e larme. Groshë (fasule) të larme. Me sy të larmë.
  • 2. bised. Që ndryshon herë pas here, që është herë i kthjellët e herë i vrenjtur (për motin); që ka re të shpërndara (për qiellin). Kohë (ditë) e larme. Mot i larmë. Qiell i larmë.
  • 3. fig. Lajkatar e shtiracak, laragan; dredharak. Njeri i larmë.
  • 4. shih LARMISH/ËM (i), ~ME (e). Mjete të larme. Ngjyra të larme.