LARUSH mb.

  • 1. I larmë, lara-lara. Lopë (dele, dhi, mace) larushe. Ka (viç, dash, cjap, qen) larush. Peshk larush. Me sy larushë. Shami larushe. Misër (rrush) larush. Fasule (groshë) larushe.
  • 2. edhe mospërf. Që ka përbërje të ndryshme, me njësi a me pjesë jo të njëjta, i përzier. Turmë larushe. Çetë larushe.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit (kryesisht për kafshët e shpendët). Ngordhi larushja.