larushk
LARUSHK m.
- 1. bot. Lloj rrushi i egër, me kokrra të vogla si të kuqërreme, të rralla e të athëta; fryti i kësaj peme. Larushku i pyllit. Një vesh larushk. Ta mbledh gjuhën larushku.
- 2. krahin. Degë a bisqe të njoma hardhie, që i harrin dhe ia hedhin bagëtisë. U japin bagëtive larushk.
- Kur të bëjë larushku rrush iron. kurrë, asnjëherë. Kur s'ke rrush, ha edhe larushk fj. u. kur s'ke pulën, ha edhe sorrën.