lashtësi
LASHTËSI f.
- 1. vet. nj. Të qenët i lashtë; të qenët shumë i vjetër. Lashtësia e një populli. Lashtësia e kulturës. Lashtësia e gjuhës shqipe. Lashtësia e një kënge (e një valleje).
- 2. Kohë shumë e vjetër, koha e lashtë, e shkuara e largët; bota e lashtë, antikiteti. Nga lashtësia e thellë. Në lashtësinë e largët. Lashtësia ilire. Lashtësia e mesjetës. Dijetarët e lashtësisë. Kanë jetuar në lashtësi.