lavdi
LAVDI f.
- 1. vet. nj. Emër e nderim i madh që fiton dikush me veprat e tij të shquara dhe që njihet nga të gjithë; fjalët që thuhen për të ngritur lart një vepër heroike, një ngjarje historike, emrin e një njeriu të shquar etj. Në rrugën e lavdisë. I mbuluar me lavdi. Fitoi lavdi. Ia rriti lavdinë.
- 2. Vepër e lartë, vepër me rëndësi të veçantë historike, vepër e lavdishme. Lavditë e së kaluarës.
- 3. përd. pasth. Përdoret si thirrje për të shprehur mirënjohje e nderim të thellë dhe urime të zjarrta. Lavdi popullit tonë heroik! Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare!