LECKË f.

  • 1. Copë e vogël, e grisur a e prerë nga një rrobë (zakonisht e vjetër); rreckë, zhele. Lecka të vjetra (të ndotura, të fëlliqura). Leckat e kukullës. Top prej lecke. Dyshek me lecka. Qilim prej lecke. E lidhi me leckë. Mori (fshiu) pluhurin me leckë. E lan dyshemenë me leckë. Zë vrimat me lecka. I hoqi (i shkoi) një leckë dyshemesë.
  • 2. kryes. Rroba të vjetra e të grisura, rrecka. Vishej me lecka. I vareshin leckat. I hoqi leckat.
  • 3. fig. keq. Diçka fare pa vlerë, njeri a gjë që ka humbur çdo vlerë. Iu duk vetja leckë. Leckë fare është!
  • E bëri leckë (rreckë, paçavure) e shau rëndë një njeri, s'i la gjë pa thënë, e bëri për pesë para. Me gjithë lecka të tërin, me gjithçka. Me lecka e me pecka me çdo gjë që kishte. Me lecka në zemër në gjendje pasigurie të madhe, me frikë në zemër. Ngriti (mbodhi) leckat (rraqet) mospërf. shih te NGRE. Ia ngriti (ia mblodhi) leckat (rraqet) dikujt mospërf. shih te NGRE. Ia hodhi leckat në erë dikujt përçm. e zhduku dikë, e asgjësoi. Është me lecka në krah nuk është ngulur për të banuar në një vend të caktuar ose nuk ka ende një punë të përhershme, endet sa në një vend në një tjetër; pret nga dita në ditë të niset me gjithë familjen për të banuar a për të punuar në një vend tjetër. Ia dha leckat në dorë dikujt mospërf. e përzuri në një vend tjetër, e shpërnguli diku me zor. Luan si qeni me leckë me dikë shih te QEN,~I.