leckaman
LECKAMAN m.
- 1. Njeri i veshur me rroba të grisura, njeri i leckosur, rreckaman.
- 2. edhe fig. Njeri i varfër e i këputur, varfanjak (përdorej me përbuzje nga shtresat e pasura për të varfrit).
LECKAMAN mb.
- 1. Që është i veshur me rroba të grisura, i leckosur.
- 2. edhe fig. Që është i varfër, varfanjak.