LEGATË f.

  • Përfaqësi diplomatike e përhershme e një shteti pranë një shteti tjetër, e cila është e një shkalle më të ulët se ambasada dhe drejtohet nga një i dërguar i jashtëzakonshëm e ministër fuqiplotë; ndërtesa e kësaj përfaqësie. Sekretari i parë (i dytë) i legatës. Atasheu i legatës. Zyrat e legatës. Pritje në legatë.