LEGJENDË I f.

  • 1. Gojëdhënë. Legjendat popullore. Legjendat mesjetare. Legjenda e Mujit dhe e Halilit. Legjendat për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Mbeti legjendë. Hyri në legjendë.
  • 2. fig. Trillim që përhapet me qëllime të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme. S'u besonte kush atyre legjendave.
  • E bëri legjendë diçka e zgjati shumë tregimin për diçka, duke i shtuar edhe gjëra të paqena e duke e zbukuruar me trillime.


LEGJENDË II f. libr.

  • 1. Shenjat e posaçme dhe shpjegimet që jepen poshtë ose anës një harte, një skice etj.
  • 2. Mbishkrim në një monedhë a në ndonjë figurë. Legjenda e një monedhe (e një figure).