LEGJION m.

  • 1. hist. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake, që përbëhej nga shumë kohorta dhe që kishte rreth gjashtë mijë luftëtarë këmbësorë e kalorës. Legjionet romake. Kohortat e legjionit.
  • 2. usht. Njësi e veçantë e trupave sulmuese, e krijuar nga disa shtete të Evropës për të pushtuar vende të tjera e për t'i mbajtur popujt e tyre të nënshtruar me anën e dhunës e të terrorit. Legjionet fashiste (naziste). Legjioni i huaj njësi e tillë ushtarake, e formuar nga Franca e nga Spanja me mercenarë të kombësive të ndryshme për të shtypur popujt e kolonive.
  • 3. fig. Numër shumë i madh njerëzish mizëri. Legjione të tëra.