leh
LEH jokal.
- 1. vet. veta III. Nxjerr një britmë të ndërprerë, bën «ham-ham» (kryesisht për qenin). Lehin qentë.
- 2. fig. përçm. Flas shumë e kot për dikë a për diçka, llomotit; flas keq a shpif për dikë, e shaj dikë me fjalë të ndyra. Le të lehin armiqtë! Le të lehë sa të dojë!
- Leh në hënë shih te HËNË,~A. Qeni leh atje ku ha fj. u. keq. shih te QEN,~I. Qeni që leh nuk të ha (nuk të kafshon) fj.u. ai që të kanoset me fjalë të shumta nuk ka fuqi të të dëmtojë, mos ki frikë nga ai që ka shumë fjalë. Qentë le të lehin, karvani shkon përpara fj. u. armiqtë le të flasin e të shpifin sa të duan, ne s'bëhemi merak, por punojmë e përparojmë. Ku leh qen e ku del tym, ku bën daullja bum shih te QEN, ~I.