LEHE f.

  • 1. Ngastër e vogël në arë a në kopsht, që mbillet me perime, me lule, me fidanë etj.; ngastër toke e gjatë në arë, që përfshihet ndërmjet dy hullive. Lehe me qepë (me hudhra, me lëpjetë, me lule). Prashit (ujit) lehet.
  • 2. Vijë a hulli e thellë, që hiqet nëpër firë për ujitjen ose për kullimin e saj. Lehet tërthore. Lehet e grurit (e misrit). Lehe ujitjeje (kullimi). I bëjnë lehe arës. E la lehe diçka nuk e ndoqi më tej, nuk u interesua e nuk u kujdes më për të.