lehtësim
LEHTËSIM m.
- 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve LEHTËSOJ, LEHTËSOHEM. Lehtësimi i ngarkesës. Lehtësimi i gjendjes. Lehtësimi i dhimbjeve.
- 2. Ndjenja kur çlirohemi nga një barrë e rëndë, nga një punë e vështirë dhe e lodhshme, kur shpëtojmë nga një hall, nga një brengë a hidhërim ose kur qetësohemi disi pas një fatkeqësie. Ndiente një lehtësim të madh. Ngushëllimet e shokëve i dhanë (i sollën) një farë lehtësimi.
- 3. shih LEHTËSI,~A 3. I bëri një lehtësim dikujt. Ka shumë lehtësime.