LEHTËSOHEM vetv.

  • 1. Heq një pjesë të peshës që mbaj përsipër, e bëj më të lehtë ngarkesën; kund. rëndohem. U lehtësua ca nga plaçkat (nga barra, nga armatimet).
  • 2. Bëhem më i lehtë në peshë, rëndoj më pak nga ç'kam qenë më parë; kund. rëndohem. Është lehtësuar në trup.
  • 3. vet. veta III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më zvogëlohet një barrë e rëndë, një detyrë a një përgjegjësi që kam, më pakësohen vështirësitë, më bëhet më e lehtë puna e jetesa; kund. rëndohet. Iu lehtësua puna (detyra, jetesa). U lehtësua kooperativa. Iu lehtësua përgjegjësia (faji).
  • 4. vet. veta III. Bëhet më i lehtë; vjen në një gjendje më të lehtë a më pak të vështirë, përmirësohet; kund. rëndohet; keqësohet. Iu lehtësua sëmundja. Iu lehtësuan dhimbjet. Është lehtësuar gjendja. Iu lehtësua jetesa.
  • 5. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Bëhem më mirë (kur vuaj nga ndonjë sëmundje), më pakësohen dhimbjet a vuajtjet e shkaktuara nga një sëmundje. M'u lehtësuan veshët. M'u lehtësua koka. Iu lehtësuan dhimbjet (vuajtjet).
  • 6. fig. Çlirohem në një farë mase nga një barrë a nga një ndjenjë e rëndë, nga një brengë, nga një ankth etj., qetësohem disi pas një fatkeqësie, më pakësohen vuajtjet shpirtërore. U lehtësua në zemër (në shpirt). U lehtësua kur mori vesh se i biri ishte gjallë. Kohët e fundit është lehtësuar mjaft.
  • 7. fig. Bëhem i lehtë nga mendja, bëhem matuf, matufosem, rrëgjohem. U lehtësua shumë në pleqëri.
  • 8. Pës. e LEHTËSOJ.
  • M'u lehtësuan krahët jam më i lirë a kam kushte më të mira për të bërë diçka.