lejlek m.

  • 1. zool. Shpend i madh shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata, që jeton në vende të ngrohta pranë brigjeve të liqeneve, të lumenjve ose nëpër moçalishte, e bën folenë zakonisht nëpër drurë të lartë dhe ushqehet sidomos me peshq, me bretkosa, me gjarpërinj, me krimba, me brejtës të vegjël etj.
  • 2. zool. Peshk deti me trup të zgjatur, me bark të bardhë, me shpinë të kaltërreme e me bisht të gjatë, të hollë e të mprehtë si sharrë.
  • 3. tek. Lloj drapri i kthyer pak, me bisht të gjatë e pa dhëmbëza, që përdoret kryesisht për të korrur misër. E korrin (e presin) misrin me lejlek.
  • 4. tek. Lloj dare me bisht të gjatë dhe me kokë të kthyer në njërën anë, që e përdorin hidraulikët.
  • 5. tek. bised. Lloj vinçi, ekskavatori a mjeti tjetër, që ka një pjesë të zgjatur, të kthyer e të lëvizshme.
  • 6. fig. mospërf., shak. Njeri me trup të hollë, me shalë të gjata e me qafë të gjatë.