LEMERI f.

  • 1. Frikë e madhe, tmerr i madh. Mori lemerinë u frikësua shumë, u tmerrua. E mori me lemeri diçka. I futi (i shtiu, i kalli) lemerinë.
  • 2. Diçka që të ngjall frikë të madhe, diçka që të tmerron, tmerr. Ç'lemeri ka parë! Ishte një lemeri e vërtetë. Vdiq për lemeri vdiq në një mënyrë të tillë që të kallte tmerrin. E bëri për lemeri.
  • 3. fig. bised. Numër shumë i madh, sasi shumë e madhe, mizëri. Lemeri njerëzish. Lemeri zajesh.
  • Vuri lemerinë ulëriu nga tmerri; vuri kujën.