lerë
LERË I f.
- 1. Baltë e hollë, llucë; vend a gropë e gjerë me baltë të hollë e me ujë të ndenjur; tokë e s'qullët që të thith brenda, moçalishte. Gropë me lerë. U bë lerë. Ngeci në lerë. I futi buajt në lerë.
- 2. Zhul në trup a në rroba, që bëhet nga të palarët për një kohë të gjatë; llum, zdralë. Lera e kokës (e flokëve, e trupit). Lera e rrobave (e jakës). Ka zënë lerë.
- 3. Llum vaji; papastërti të ndryshme që zë një send. Lera e pushkës. Pastroi lëren e tytës.
- 4. edhe ~A, ~AT. Pellg me ujë në kullotat malore, që bëhet gjatë verës kur shkrin bora; gropë e madhe që mbushet me ujë për të pirë bagëtitë në kohën e thatësirës. Lerat e kullotave. I çoi bagëtitë në lerë.
- 5. fig. Diçka e turpshme dhe e fëlliqur; njollë turpi; turp. I vuri lerë dikujt e njollosi, e turpëroi. Ia la lerën në derë. E bëri lerë dikë e turpëroi, i vuri njollë.
- 6. fig. Fjalë të ndyra e të turpshme. Nxori lerë nga goja.
- 7. përd. ndajf. Tërë, krejt (kur dikush a diçka fëlliqet shumë). U bë lerë me gjak.
- E bëri barkun lerë piu shumë ujë, piu sa u fry.
LERË II f.
- shih LERAN/Ë, ~A I 1.