leshem
LESHEM vetv.
- 1. Fillojnë të më dalin qimet në fytyrë. Është leshur në faqe.
- 2. fig. bised. E kaloj moshën e miturisë e të rinisë së parë, bëhem burrë, burrërohem. U lesh djali.
- 3. vet. veta III. Mbushet me push a me fije të holla (për disa bimë). U leshën bamjet.
- 4. fig. keq. Mbuloj a fsheh veprimet e këqija, fshihem. Kërkonte të leshej.