LESHJE f.

  • 1. Shparcë prej leshi. Fërkohen me leshje.
  • 2. Copë e vogël lëkure me lesh të gjatë, që e përdor mullisi për të mbledhur miellin. Leshja e dishtës.
  • 3. Qese e vogël e mbushur me lesh, ku ngulim gjilpërat e qepjes, jastëku i gjilpërave. Leshja e gjilpërave.
  • 4. vet. nj. mjek. Urdhje. I ka dalë leshja në fytyrë.


LESHJE mb.

  • Dardhë leshje: lloj dardhe kokërr madhe, me pak push përsipër e cila piqet vonë.