LEVË I f.

  • 1. Shufër e fortë dhe e gjatë, që ka një pikëmbështetje dhe shërben për të ngritur më lehtë a për të lëvizur nga vendi trupa të rëndë; ngritës, lloz. Levë e dyfishtë dy leva që kanë një pikëmbështetje të përbashkët si p.sh. gërshërët, darët etj. Krahët e levës. Mbështetja e levës. Boshti i levës. E ngre me levë.
  • 2. tek. Shufër me një dorezë, që shërben për drejtimin e një makine, për të rregulluar lëvizjen e një mekanizmi etj. Levë dore. Levë komandimi. Levat e makinës (e traktorit). Leva e ndërrimit të marsheve.
  • 3. fig. Mjet që ndihmon për të vënë në lëvizje diçka, për të zhvilluar një veprimtari, etj. Leva të fuqishme. Levat shtetërore (ekonomike).


LEVË II f.

  • Njësia monetare bazë e Bullgarisë; monedhë që ka këtë vlerë.