LEXIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LEXOJ, LEXOHET. Lexim i lirë (i pavarur). Lexim shprehës. Leximi i librave (i letrës, i shtypit, i gazetës). Leximi i hartës. Lexim jashtë klase. Sallë leximi. Libër leximi libër me pjesë nga letërsia artistike ose politiko-shoqërore, që shërben si tekst mësimor. Filloj (mbaroj, ndërpres) leximin. Mëson shkrim e lexim.
  • 2. kryes. tek. Të dhëna që shënohen në një aparat matës, në një instrument etj., ajo që lexojmë në të. Leximet e aparateve. Leximi (nuk) është marrë i plotë.
  • Lexim letrar formë e mësimit të letërsisë në shkollën tetëvjeçare, duke i komentuar pjesët letrare e duke dhënë edhe njohuri të tjera nga kjo fushë.