liberalizëm
LIBERALIZËM m.
- 1. Shfaqje e oportunizmit ideologjik e politik, që në thelb mohon luftën e klasave në emër të «humanizmit» abstrakt, të «lirisë absolute» të individit, të një jete «të qetë» e «pa telashe» etj.; heqje dorë nga lufta klasore konsekuente kundër armiqve të jashtëm e të brendshëm, kundër njollave të shoqërisë së vjetër dhe ndikimeve të sotme të ideologjisë së huaj, pranim i bashkëjetesës paqësore me ideologjinë armike. Lufta kundër liberalizmit.
- 2. Rrymë politike e ideologjike, që lindi në fund të periudhës së feudalizmit dhe iu kundërvu absolutizmit feudal, duke kërkuar liri të pakufizuar politike, ekonomike e shoqërore për borgjezinë (hist.) rrymë borgjeze thellësisht reaksionare, që përçan luftën revolucionare të klasës punëtore e të masave të tjera punonjëse me parullat e rreme mbi «lirinë», «barazinë» etj.; sistem pikëpamjesh politike e ekonomike borgjeze, revizioniste e reformiste, që, në kundërshtim me kuptimin marksist të luftës së klasave, pranon vetëm luftën ekonomike e mohon luftën politike të klasës punëtore për diktaturën e proletariatit dhe për ndërtimin e socializmit. Liberalizmi borgjez. Liberalizmi anglez.
- 3. Qëndrimi i atij që bën lëshime ndaj të metave, gabimeve etj., lejimi i shkeljeve, i çrregullimeve etj. që dëmtojnë punën e shoqërinë; të qenët tepër dorëlëshuar në vlerësimin e dijeve a të punës së dikujt; të qenët liberal. Liberalizmi dëmton punën. Shfaqje (prirje) liberalizmi.