LIBREZË f.

  • Dokument në trajtën e një fletoreje të vogël me pak fletë, ku jepen disa të dhëna dhe ka disa të ndara për shënime të ndryshme. Librezë ushtarake. Librezë shëndetësore. Librezë anëtarësie. Librezë kursimi. Librezë pensioni. Libreza e studentit (e notave). Libreza e punës. E shënoi në librezë.