LIGË f.

  • 1. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik; veprim i dëmshëm e i rrezikshëm për njerëzit; kund. e mirë. E liga e të ligave e keqja më e madhe. Burimi i të ligave. E bëri nga e liga. Bëri shumë të liga. E kërkoi vetë të ligën. Nuk e do të ligën. Ia hoqi të ligën. E mposhti (e përballoi) të ligën. E zuri e liga. I ndjell të ligën. I ka sjellë shumë të liga. Hoqi (vuajti, plasi) nga e liga. E ndjeu të ligën. Ndanë të mirat e të ligat. I marrsh të ligat! Ruaju së ligës! E liga bëhet menjëherë (shpejt). I doli së ligës përpara. E mira dhe e liga mbahen mend. Duhet ndarë e mira nga e liga.
  • 2. Sjellje e keqe a qëndrim i keq që nuk përputhet me normat e moralit; rruga e keqe që ka zënë dikush. Ka hyrë në të liga.
  • 3. Sëmundje e rëndë; sëmundja e tokës, epilepsia. U shërua nga e liga. I ra (e zuri) e liga. I doli (iu shpif) e liga. E mori e liga vdiq nga sëmundja.
  • 4. zakon. krahin. Të pëgërat e njeriut. Hodhi (derdhi) të ligat.
  • 5. krahin. Nevojtore. Të ligën e kanë jashtë (në oborr).
  • Të harrofshin të ligat! ur. qofsh gjithmonë mirë! Më marrsh të ligat (të keqen)! mallk. shih te MARR. Na mori të ligën (të keqen)! mospërf. shih te MARR. Të marrsha të ligën (të ligat, të keqen)! shih te MARR. Mori të ligën (të keqen) në sy shih te SY,~RI.


LIGË I f. bised.

  • Jargë. Liga e njeriut (e kërmillit). I dilnin (i binin) ligat nga goja. E bëri me ligë.


LIGË II f. libr.

  • Bashkim i grupeve të veçanta politike a shoqërore, i partive, i organizatave të ndryshme ose i shteteve për qëllime të caktuara; lidhje. Liga Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq. Liga e Prizrenit. vjet. Lidhja Shqiptare e Prizrenit.