LIGËSHTOHEM vetv.

  • 1. Dobësohem nga trupi, hiqem, tretem; më priten fuqitë.
  • 2. Bie nga shëndeti, sëmurem.
  • 3. fig. Më lëshon zemra e mposhtem nga vështirësitë a nga fatkeqësitë, vritem shpirtërisht; humbas guximin, trembem; prekem thellë nga diçka e dhimbshme dhe nuk e mbaj dot veten. Nuk ligështohet asnjëherë. Nuk i duron dot të çarat, ligështohet shpejt. Burrat (trimat) nuk ligështohen.
  • 4. Më bie të fikët; më vjen ligështi.
  • 5. vet. veta III. Humbet pjellorinë, varfërohet. Toka do pleh, përndryshe ligështohet.
  • Iu ligështua (iu lig) ora dikujt vjet. shih tek OR/Ë,~A II.