ligjësor
LIGJËSOR mb. libr.
- Që ekziston, zhvillohet a ndryshon sipas ligjeve objektive; që kushtëzohet a varet nga veprimi i ligjeve objektive; që ka lidhje të brendshme thelbësore e të domosdoshme, që ka lidhje shkaku a pasoje; që ka të bëjë me ligjet a me ligjësoritë objektive të natyrës e të shoqërisë. Lidhje (dukuri) ligjësore. Zhvillim ligjësor. Rrjedhim ligjësor.