limë
LIMË f.
- 1. Përdorëse prej çeliku, e gjatë e shpatuke ose në trajtë tjetër, me faqe dhëmbë-dhëmbë, që shërben për të ngrënë sende prej metali a prej druri dhe për t'i bërë të sheshta, të lëmuara, të mprehta etj. Limë katrore (rrethore, gjysmërrethore, e sheshtë, e rrumbullakët, trekëndëshe, e drejtë). Limë e hollë limë me dhëmbëza të imëta. Limë e ashpër limë me dhëmbëza të rralla e të mëdha. Limë hekuri (druri). Limë sharre. Mpreh thikën (sëpatën) me limë. E hëngri me limë e limoi. I dha limë diçkaje e limoi.
- 2. krahin. Limëz misri, sharrë. E shkoqi me limë.
- U bë limë diçka mbeti fare pa njeri a pa orendi, mbeti e zbrazët. E bëri limë diçka e shembi krejt, e bëri rrafsh me tokën; e preu deri në rrëzë diçka. I ra me limë i mendoi mirë fjalët përpara se të fliste, i mati mirë fjalët, nuk foli kot, më kot; foli hollë. I dha limë diçkaje e përpunoi mirë diçka, e bëri të përkryer, e limoi. Ka limë të fortë dikush është i aftë t'i bindë njerëzit, është i zoti t'ua mbushë mendjen të tjerëve, ka zdrukth të fortë. E ka zëmrën prej lime
- a) është shumë i duruar;
- b) është zemërgur, nuk i vjen keq për askënd e për asgjë. S'e kapte as sharra, as lima shih te SHARR/Ë,~A. Ndiej një limë në zemër më ther shumë në zemër, më mundon së tepërmi diçka. Lima e butë të ha trutë fj. u. thuhet për një njeri që vepron pa u ndjerë e ngadalë dhe të bën të keqën.