LIMER m.

1. Strofull që bëjnë disa kafshë në pyll të dendur ose thellë nëpër shkurre, zakonisht mbi tokë. Limeri i derrave të egër. E gjeti (e vrau) në limer.

2. vjet. Vend i fshehtë ku rrinin hajdutët për një kohë të gjatë, shtrofulla e hajdutëve; vendi ku strehohej dikush për t'u ruajtur nga ndonjë rrezik. Limeri i hajdutëve (i komitëve). Fshiheshin nëpër limere.

3. fig. Shesh. Limer luftërash të përgjakshme.

4. fig. keq. Vend i rehatshëm dhe i qetë që zë dikush, qoshe. Ka gjetur limer. Do nxjerrë nga limeri i tij.

5. vjet. Liman. Limeri i anijeve.