LIMFË f.

  • 1. anat. Lëng pa ngjyrë që mbush hapësirat ndërmjet indeve e qelizave të trupit të njeriut e të kërbishtorëve; gjak i bardhë. Limfa e njeriut. Limfa e kafshëve kërbishtore.
  • 2. bot. Lëngu që qarkullon brenda trupit të bimëve dhe që përbëhet nga uji e nga kripëra të ndryshme. Limfë organike (joorganike). Limfa e drurit.