limonti
LIMONTI f.
- 1. Gjendja e një njeriu që rri pa punë ose që e kalon kohën kot, të ndenjurit pa bërë asgjë; amulli, plogështi. Ditë limontie.
- 2. Gjendje plogështie shpirtërore, kur njeriut nuk i bën përshtypje asgjë dhe nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve, pandjesi; moskokëçarje e plotë dhe mosinteresim për punën e për të tjerët; amulli shpirtërore. Ra në limonti. E ka zënë një farë limontie.