LINDJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LIND, LINDEM. Lindje e lehtë (e vështirë). Lindje e parakohshme. Lindja e fëmijës. Vendi i lindjes vendlindja. Shtëpia (dhoma) e lindjes. Dita (koha) e lindjes. Dhimbjet (ethet) e lindjes. Leja e lindjes. Dhjetëvjetori i lindjes. Që në lindje që kur lind. Në ditët e para pas lindjes. Që nga lindja deri në vdekje.
  • 2. bised. Foshnja që lind nga nëna; përmb. Njerëzit e barkut të vet, pasardhësit; trashëgimtarët. Mamia pret lindjet. Thirri gjithë lindjen e vet.
  • 3. edhe fig. Koha kur del a kur nis të shfaqet diçka, çasti kur krijohet, ngrihet a themelohet diçka; fillimi i veprimtarisë së dikujt a të diçkaje.
  • 4. Pika e horizontit nga lind dielli; ana që është në të djathtë kur kthehemi me fytyrë nga veriu, drejtimi i përkundërt me perëndimin; vend (pjesë e një shteti a kontinenti, krahinë a tërësi krahinash, zonë) që ndodhet në anën nga lind dielli. Lindja e Largët (e Mesme e Afërt). Lindja e Shqipërisë. Lindja e Evropës. Popujt e Lindjes. Në lindje të vendit (të qytetit, të fshatit). E ka hyrjen nga lindja. Sheh (vështron) nga lindja. Fryn erë nga lindja. Vjen nga lindja.
  • 5. bised. Erë e thatë e pa reshje, që fryn prej anës nga lind dielli. Fryn lindja.