LINDOR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me vendin ku ka lindur dikush, i lindjes. Qyteti lindor. Vendi lindor vendlindja. Vatra lindore.
  • 2. shih te GJINOR, ~E 3. Organet lindore.
  • 3. Që gjendet në lindje, i lindjes; që është në lindje të diçkaje; që ka të bëjë me vendet në lindje të një vendi tjetër. Pjesa (ana) lindore. Skaji lindor. Shqipëria Lindore. Evropa Lindore. Të folmet lindore të shqipes. Gjatësi gjeografike lindore gjeogr. largësia e një vendi nga ana e lindjes së mesditësit të Grinuiçit.
  • 4. Që fryn nga lindja, që vjen nga lindja. Erë lindore.
  • 5. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT. Banori i pjesës lindore të një vendi; banor i vendeve të Lindjes.