lirik
LIRIK mb.
- 1. let. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, i lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia lirike. Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike. Heroi lirik i poemës.
- 2. muz. Që tingëllon ëmbël (për zërin e një këngëtari); që ka ëmbëlsi, që këndon me ndjenjë (për një këngëtar). Muzikë (këngë) lirike. Artist (këngëtar) lirik.
- 3. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT let. Ai që krijon vepra lirike, poet lirik.
- 4. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT muz. Këngëtar lirik.
- Fluturim lirik let. shih te FLUTURIM,~I.