LIRIKË f. let.

  • Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, shqetësimet, dëshirat e përjetimet e tjera të poetit; tërësia e veprave të kësaj gjinie, poezia lirike. Lirika popullore. Lirika politike (filozofike, patriotike, qytetare, dashurore). Lirika e Naimit.