LIRISHT ndajf.

  • 1. Pa e kufizuar veten ose pa u shtrënguar nga të tjerët, me vullnet te lirë, pa pengesë; pa druajtje, në mënyrë të lirë e të pavarur. I shpreh mendimet lirisht. Nuk i shfaq lirisht ndjenjat.
  • 2. Me lehtësi, pa vështirësi. Marr frymë lirisht. E flet lirisht frëngjishten. Përkthen lirisht.
  • 3. Pa ndonjë pengesë a ndalim; sipas dëshirës së vet, si të dojë. Hyn e del lirisht. Qarkullon lirisht. Vepron lirisht.
  • 4. Në mënyrë të natyrshme e pa druajtje, lirshëm. Luan lirisht në skenë.