lirohem
LIROHEM vetv.
- 1. Fitoj lirinë, shpëtoj nga robëria a nga shfrytëzimi, çlirohem. U lirua Shqipëria.
- 2. Dal nga burgu e qarkulloj lirisht. U lirua para kohe.
- 3. Dal nga shërbimi ushtarak, dal në lirim; lë një punë a një detyrë për të kaluar në një punë a në një detyrë tjetër. Është liruar nga ushtria. Lirohet nga ajo detyrë.
- 4. Lehtësohem nga një punë, shpëtoj nga një barrë a nga diçka tjetër. Lirohem nga puna. U lirua ca nga barra që kishte.
- 5. vet. veta III. Del një kafshë prej një vendi ku ka qenë e mbyllur ose shpëton nga zinxhiri etj. Qeni u lirua nga zinxhiri.
- 6. vet. veta III. Bëhet më e lirë diçka që ishte e lidhur fort; bëhet më e lirë diçka që ka qenë e shtrënguar a e puthitur shumë pas trupit a pas një pjese të tij; kund. shtrëngohet. U lirua rripi. Iu liruan këpucët. Iu lirua jaka e këmishës.
- 7. Heq rrobat a sendet e tjera (si armën etj.) që kam ngjeshur në trup; zgjidh; çlirohem. U liruan nga armët (nga rripat). Lirohuni burra!
- 8. Lehtësohem nga një dhimbje trupore. U lirua nga dhimbjet (nga barku, nga koka).
- 9. vet. veta III. Largohet nga një send tjetër diçka që thahet, që tkurret a që mblidhet; zbërthehet. U liruan dërrasat e vozës (e dyshemesë). U lirua dritarja.
- 10. bised. euf. Bëj fëmijë; lind (për gratë). U lirua gruaja (nusja).
- 11. euf. Dal jashtë, bëj nevojën. Shko lirohu!
- 12. vet. veta III kim., fiz. Del jashtë, çlirohet. Lirohet nxehtësi (energji).
- 13. vet. veta III. Kushton më lirë, mund të blihet me një çmim më të ulët. U liruan domatet (këpucët).
- 14. Pës. e LIROJ.
- I janë liruar (e kanë lëshuar) rrathët shih te RRETH,~I. I janë liruar (i kanë luajtur) vidhat (burgjitë, burmat) dikujt shih te VIDH/Ë,~A.