LLAMBË f.

  • 1. Mjet ndriçimi me vajguri a me një lëndë djegëse tjetër dhe me fitil, që mbulohet me një poç të gjatë prej qelqi; mjet i vogël ndriçimi me bateri; mjet nxehjeje me fitil dhe zakonisht me alkool. Llambë me vajguri (me benzinë). Llambë me alkool. Llambë karbiti. Llamba e shtëpisë. Llamba e minatorit. Drita e llambës. Poçi (qelqi) i llambës. Ndez (shuaj, fik) llambën. Si llamba pa vaj.
  • 2. Pajisje prej qelqi, e rrumbullakët ose gjatoshe, zakonisht me fije metalike brenda a me gaz, që ndriçon me rrymë elektrike ose përdoret për punë të veçanta në aparate të ndryshme. Llambë elektrike. Llambë neoni. Llambë elektronike. Llamba e saldimit. Llambat e radios. Llambë automjetesh.