llapërçinë
LLAPËRÇINË f.
- 1. Baltë e hollë në vende a në rrugë të shkelura, llucë; vend me baltë të tillë. Rrugë me llapërçinë.
- 2. Borë e përzier me shi, llohë; llapërkajë.
- 3. fig. Gjellë si qull, me shumë ujë dhe jo e shijshme; llurbë. Nuk hahej ajo llapërçinë.