llasë
LLASË f.
- 1. Përkëdhelje e papërmbajtur, ledhatim i tepruar, që ia hap shumë syrin dikujt dhe e mëson keq; llastim. I jap llasë dikujt e përkëdhel a e ledhatoj jashtë masës, e llastoj. Ka marrë llasë është përkëdhelur shumë, është llastuar. Është rritur në llasë.
- 2. Hov a vrull tepër i madh; guxim i tepruar. Nga i vjen kjo llasë?