llogari
LLOGARI f.
- 1. Veprime të ndryshme ekonomike e financiare, që bëhen për të njohur vlerat, për të ditur të ardhurat e shpenzimet në një degë të ekonomisë, në një ndërmarrje ose në gjithë ekonominë e vendit; dokument që pasqyron gjendjen pas këtyre veprimeve; zyra e nëpunësit që merret me këtë detyrë. Llogari vjetore (mujore). Libri i llogarisë. Dëftesë llogarie. Zyra e llogarisë. Përmbledhësja e llogarisë. ek., vjel. bilanci. Nxjerr (përfundoj, mbyll) llogarinë. Punon në llogari.
- 2. Veprime me numra, që bëhen për të nxjerrë sa kushton diçka ose sa kemi për të marrë a sa kemi për të dhënë, për të gjetur sasinë e diçkaje etj.; llogaritje. Llogari e përpiktë. E bëri llogari e llogariti. Me bëj llogarinë! E bën mirë llogarinë. S'i dilte mirë llogaria.
- 3. ek. Mjete financiare, të ruajtura ose të vëna në bankë, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme. Llogari aktive (pasive). Llogari shlyese. Llogari rrjedhëse. fin.
- 4. Shpjegime që jepen para dikujt për punën e kryer, për veprimet që janë bërë, për përgjegjësinë e një institucioni a të një punonjësi në veprimtarinë që kryen etj. Llogari e hollësishme. Kërkesa e llogarisë. I kërkoi llogari. I jepte llogari. Mbledhje për të dhënë llogari e për zgjedhje.
- 5. fig. bised. Veprime me mend, që i bëjmë për të parashikuar si do ta zgjidhim një çështje, kur dhe si do ta kryejmë diçka, si do të sillemi a si do të veprojmë në disa rrethana etj. Kemi bërë llogari të nisemi në fund të muajit. S'i doli llogaria si e kishte menduar.
- Për llogari të dikujt a të diçkaje në dobi të dikujt a të diçkaje; për hesap të dikujt a të diçkaje. I ndau (i qëroi) llogaritë (hesapet, lakrat) me dikë shih te NDAJ. Rregulloi llogarinë (borxhet) me dikë shih te RREGULLOJ. S'e vë në llogari (fare) dikë a diçka nuk e përfill fare, nuk e marr parasysh, s'e llogarit; s'e vë në hesap. I bën llogaritë gabim shih te GABIM,~I. I ka bërë llogaritë (hesapet) pa hanxhinë shih te HANXHI,~U.