llonxhë
LLONXHË I f.
- 1. Ngastër a rrip toke që mbillet me perime ose me lule në oborr a diku pranë shtëpisë, lehë. Llonxhë me lule (me spinaq, me domate).
- 2. përd. mb. fig. I mbushur plot, që ka të gjitha të mirat. Llonxhë e kishte shtëpinë.
- 3. përd. ndajf. fig. Me të ngrëna me të pira. Është mësuar llonxhë. Ia kaluan llonxhë.
LLONXHË II f.
- 1. Gropë e madhe e mbushur me ujë, pellg me ujë shiu.
- 2. Strofull; vrimë: Llonxha e dhelprës (e lepurit).
LLONXHË III f.
- 1. vjet. Kuvendi i gjithë fshatit; mbledhja e pleqësisë së fshatit; njerëzit që merrnin pjesë në kuvend a në mbledhje; vendi a sheshi i fshatit, ku bëhej kuvendi i tij ose mblidhej pleqësia. Llonxha e fshatit. Rrapi i llonxhës. U mblodh llonxha. Ishin mbledhur në llonxhë.
- 2. fig. bised. Bisedë e gjatë dhe e shtruar.
- 3. fig. bised. Zhurmë e madhe që bëjnë shumë veta kur flasin njëherësh e nuk merren vesh njëri me tjetrin muhabet me zhurmë e me potere; potere, rrëmujë. U bë llonxhë e madhe.
- 4. përd. ndajf. fig. Pa rregull, rrëmujë, plot zhurmë. Shkoi puna llonxhë.