LLULLË f.

  • 1. Çibuk me kokë të rrumbullakët e të thelluar, që mbushet me duhan të grirë, çibuk i gjatë; koka e çibukut. Llullë duhani. Mbush (ndez, thith) llullën. Pinte duhan me llullë. Shkundi llullën.
  • 2. Gyp i kazanit të rakisë, nëpër të cilin kalon avulli për t'u ftohur. Llulla e kazanit të rakisë.
  • 3. Gyp i shkurtër prej hekuri, që futet në bucelën e rrotës së qerres. Llulla e bucelës së qerres. Llulla e rrotës. Vuri llullën.
  • 4. Rreth hekuri, i mbërthyer në portë, ku kapet rrezja. Llulla e portës (e derës).
  • 5. Raki e dobët, që del në fund të zierjes. Po del llullë nga kazani.
  • Pi llullë bëj pallë, bëj qejf.