LLURBËT mb.

  • 1. Që është i s'qullët; që ka llucë. Baltë (borë) e llurbët. Vend i llurbët.
  • 2. Që është i turbulluar me papastërti të ndryshme; që është i përzier me llum. Ujë (vaj) i llurbët. Uthull (verë) e llurbët.
  • 3. Që është si qull i trashë (për ushqime të ndryshme); që është bërë si qull nga që është zier shumë (për gjellët). Ushqime të llurbëta. Gjellë e llurbët. Vezë e llurbët vezë surbull, e pazier mirë.
  • 4. fig. mospërf. Që është shumë i shëndoshë e me mishra të varura. Njeri i llurbët.