lodhem
LODHEM vetv.
- 1. Më pakësohet a më pritet fuqia, e ndiej veten të këputur a të dobësuar (nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje a gjendje e rëndë shpirtërore etj.). U lodh shumë. U lodh e u bë përshesh u lodh shumë, u rraskapit, u këput fare. Nuk lodhet lehtë. M'u lodhën duart (këmbët, sytë). U lodh me këmbë. Sa jam lodhur sot! Rri, se u lodhe! Po nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot. fj. u.
- 2. Përpiqem e mundohem shumë për të bërë diçka a për dikë, harxhoj fuqitë për t'ia arritur diçkaje. U lodh e u mundua, po s'nxori gjë. Sa është lodhur nëna për ty! U lodh duke ia shpjeguar (duke ia përsëritur.) Mos u lodhni kot, s'i mbushet mendja atij!
- 3. Mërzitem shumë nga pritja e gjatë, nga kërkesa të vazhdueshme, nga vështirësitë e shumta etj., humbas durimin e qëndresën; thyhem shpirtërisht, e lëshoj veten. U lodha, s'pres më. Mos u lodh kaq shpejt! M'u lodhën veshët. S'lodhet kurrë ai me fëmijët. U lodh nga jeta.
- 4. Pës. e LODH.