LOKAL m.

  • 1. Ndërtesë ose sallë a dhomë për shërbime të ndryshme zyrtare, ekonomike e kulturore; restorant, kafe ose bar-bufe. Në lokalet e postës. Lokalet e ushqimit social. Pastrimi i lokalit. Hyri në një lokal.


LOKAL mb. libr.

  • 1. Që jeton a vepron në një rreth, krahinë, qytet a fshat të caktuar, që është karakteristik vetëm për të ose që lidhet vetëm me të e nuk shtrihet në gjithë vendin; që është vetëm për një vend të caktuar, i vendit. Popullsia lokale. Këshillat (organet) lokale. Pushteti lokal. Shtypi lokal. Veshjet lokale. Ngjyrim lokal. Festë lokale. Festivali lokal. Koha lokale koha e një vendi, e cila përcaktohet sipas gjerësisë së tij gjeografike. Shira lokale. Luftë lokale luftë e kufizuar në një zonë të caktuar, në të cilën nuk marrin pjesë shumë shtete.
  • 2. mjek. Që bëhet vetëm në një pjesë të trupit, i pjesshëm. Mpirje (anestezi) lokale. Mjekim lokal.