lotoj
LOTOJ jokal.
- 1. Derdh lot, më rrjedhin lotët nga sytë; qaj me lot, vajtoj. I lotojnë sytë. Lotonte nga tymi. Nëna po lotonte.
- 2. kal. E qaj dikë me lot, e vajtoj. E lotuan shumë të vdekurin.
- 3. vet. veta III. Nxjerr ujë a lëng pika-pika, pikon nga pak, qan. Lotojnë bimët (lulet). Loton hardhia. Loton muri (pusi). Loton dheu. Loton shtamba (ena).