LUAJTSHËM mb.

  • 1. Që mund të luajë nga vendi ku është, i lëvizshëm. Raft i luajtshim.
  • 2. Që nuk qëndron në vend, i lëvizshëm. Tokë e luajtshme.
  • 3. drejt. Që nuk është i lidhur me tokën dhe me ndërtesat si pronë a si pasuri e dikujt, që mund të mbartet nga një vend në një vend tjetër (për paratë, orenditë etj.); kund. i paluajtshëm. Pasuri e luajtshme.
  • 4. fig. bised. keq. Që lëviz sipas kushteve e rrethanave, i lëvizshëm, i paqëndrueshëm. Njeri i luajtshëm.