lubi
LUBI f.
- 1. mil. Figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën.
- 2. fig. keq. Njeri që ha shumë, njeri i pangopshëm.
- 3. krahin. Stuhi. Lubia e detit. S'është erë, është lubi.
- E ka lubinë në bark keq. ha shumë, është i pangopshëm.